Më shumë vdekje sesa lindje, këto janë pesë komunat sipas statistikave

nga Xh M

Shkup, 30 nëntor – Në tremujorin e tretë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut ka pasur 502 vdekje më shumë sesa lindje, duke u regjistruar një shtim negativ i popullsisë.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2024 ka pasur 4222 lindje të gjalla, ndërsa kanë vdekur 4 724 persona”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sivjet ka pasur 6.1 përqind më pak lindje dhe 2.4 përqind më pak vdekje.

Më së shumti lindje ka pasur në Çair (223), Kumanovë (204), Tetovë (200), Manastir (170) dhe Aerodrom (157). Ndërkohë vdekje më së shumti ka pasur në Manastir (258), Kumanovë (261), Prilep (210), Gazi Babë (195) dhe Karposh (181).

Shtim më të lart të popullsisë kemi në Çair (87), Saraj (73), Studeniçan (54), Likovë (36) dhe Shuto Orizare (38), ndërsa ulje më të madhe kemi në Prilep (-93), Manastir (-88), Velesi (-79), Strumicë (-61), Kumanovë (-57).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More