MË TË PAKËTIT NDËR NE

nga D. V.

Poezi nga: Jeff Weddle
Përktheu: Agron Shala

Ata që kanë më së paku ngjashmëri me Krishtin
e quajnë veten
të krishterë
dhe ata që kanë më së paku patriotizëm
mbështillen me flamur
dhe ata që kanë më së paku inteligjencë
i dinë të gjitha
dhe ata që kanë më së paku arsimim
të tregojnë çfarë mund të lexosh
dhe ata që kanë më së paku njerëzillëk
janë ata që marrin detyrën të na mbrojnë
dhe ata që kanë më së paku përvojë
na pengojnë
dhe ata që kanë më së paku burrëri
sillen si kapadainj
si pallonj të armatosur që kruhen për të vrarë
dhe ata që më së paku janë të informuar
japin lajmet
dhe ata që kanë më së paku kualifikim
kanë pozitat më të larta të pushtetit
dhe ajo që më së paku mund të bëjmë
është të përballemi
dhe të mbrojmë fqinjët tanë
dhe veten tonë
të kundërvihemi
dhe të themi:
kurrë më
kurrë më
kurrë më
kurrë më
kurrë më

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More