Me urdhër të Taravarit u ndërpre konkursi i shpallur nga Ilir Demiri për 1000 punësimet në shëndetësi (DOKUMENT)

nga Redaksia

Shkup, 31 maj – Puna e parë që Arben Taravari ndërmori pas marrjes së detyrës si Ministër i Shëndetësisë në korrik të vitit 2024, ishte ndërprerja e një konkursi të madh për punësimin e mbi 1000 personave në sistemin shëndetësor të vendit, shkruan IN7.

Konkursi ishte shpallur nga ish-ministri Ilir Demiri gjatë mandatit të qeverisë së kaluar dhe kishte arritur në fazën finale – atë të testimit. Por menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit 2024, dhe pas emërimit të Taravarit në krye të shëndetësisë, një urdhër u lëshua nga kabineti i tij përmes emailit, duke i kërkuar drejtorëve të spitaleve dhe klinikave që të ndërpresin çdo procedurë për konkursin dhe procesin e punësimeve.

Pavarësisht premtimeve të përsëritura nga Taravari se do të hapen konkurse të reja, një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë.

Ndërkohë, situata në terren po rëndohet çdo ditë e më shumë. Sot në Tetovë, dhjetëra motra medicinale protestuan para spitalit, duke denoncuar se për vite me radhë nuk u është paguar sigurimi shëndetësor, ndërsa prej tre muajsh nuk kanë marrë as pagat.

Ministri Taravari, në një deklaratë për mediat, fajësoi koalicionin VLEN, duke thënë se “ata nuk e kanë lejuar të zgjidhë problemin”.

Protestat dhe pakënaqësitë në sektorin shëndetësor po rriten, ndërsa mungesa e zgjidhjeve konkrete vazhdon të rëndojë gjendjen e punonjësve dhe pacientëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More