Mediu në SPAK për “Gërdecin”: Proces i ndërtuar në mënyrë të paligjshme

nga D V

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca e radhës për çështjen “Gërdeci”. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu gjatë zhvillimit të seancës kundërshtoi aktekspertimin financiar, duke thënë se mbi 80% e dokumenteve të nevojshme nuk janë studiuar nga ekspertët.

Mediu, para togave të zeza tha se kanë bërë përgjigje copy paste të aktekspertimit financiar të bërë prej tyre në vitin 2008, kur ndodhi edhe maskara e Gërdecit, me 26 të vrarë.

Ish-ministri tha se ekspertët bëjnë vlerësime juridike që janë jashtë tagrit të tyre.

Në përfundim të seancës, në një komunikim me mediet, Mediu u shpreh se procesi është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza absurde.

“S’kam bërë shkollë ushtarake, çdo ministër Mbrojtje merr vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake. Struktura ushtarake kanë përgatitur urdhrin e ministrit në raport me kalibrat, është edhe një komision”, shtoi Mediu.

“Më falni, kë duhej të pyesja unë, të merrja shefin e shtabit të SHBA-së ta pyesja se çfarë më ka thënë shefi i shtabit të FA-ve, qëndron apo jo? Ky proces është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza tërësisht absurde dhe të pabaza”, theksoi Mediu.

Ish-ministri tha se me këtë logjikë edhe ministri aktual i Mbrojtjes duhet të kryejë shkollën ushtarake. “I them ministrit të sotëm të Mbrojtjes, edhe ish-ministrave, duhet patjetër të mbrojnë shkollën ushtarake përpara se të marrin postin, sepse mund t’i akuzojnë për çështje ushtarake që kanë të bëjnë me kalibrat, me llojin e armatimit dhe municioneve, transportin e tyre, duhet patjetër ta dinë. Ky nuk është standart i NATO-s, por i prokurorisë sonë”, tha ai.

Mediu po përballet në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More