Meidani takon deputetin e Preshevës, Shaip Kamberi

nga Xh M

Ambasadori shqiptar në Shkup, Shkëlqesia e tij, Denion Meidani, në vazhdimësi realizon takime me faktorin politik, ekonomik e kulturor në vend. Ndërkaq, duket se tashmë Meidani po bëhet një faktor unifikues i të gjithē shqiptarëve nē Ballkan. Vetëm sot ka takuar deputetin e zëshëm nga Presheva, Shaip Kamberin.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja në Shkup me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut , SH.T. Denion Meidani” – ka shkruar Kamberi.

Kurse Meidani për këtë takim është shprehur: Ishte kënaqësi të mirëprisja në ambasadë në një takim miqësor deputetin e Partisë për Veprim Demokratik, z. Shaip Kamberin, të vetmin përfaqësues shqiptar në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. Gjatë bisedës shkëmbyem mendime mbi zhvillimet më të fundit dhe sfidat aktuale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit. Një diskutim i hapur mbi çështje me rëndësi për të ardhmen.”

Përndryshe ambasadori shqiptar në Shkup duket se është duke ecur në gjurmët e babait të tij, ish – Presidentit Rexhep Meidani. President me vlera të pamohueshme për çlirimin e Kosovës dhe arritjen e paqes në RMV, por dhe një personalitet politik për t’u marrë shembull me vlera të larta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More