Mendi Qyra në Zvicër me bashkatdhetarët strugan: Lidhja me ju mbetet e fuqishme, do dëgjojmë zërin dhe idetë e juaja

nga Xh M

Bern, 6 dhjetor – Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët struganë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, në kuadër të një vizite zyrtare me qëllim forcimin e lidhjeve me diasporën.

Gjatë takimit, Qyra theksoi rëndësinë e madhe që ka diaspora për zhvillimin e Strugës, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që bashkatdhetarët japin për qytetin e tyre, si në aspektin moral ashtu edhe në atë konkret.

“Lidhja e diasporës me Strugën mbetet e fortë dhe e sinqertë. Kontributi i tyre është një shtyllë e rëndësishme për rrugëtimin përpara të qytetit tonë”, u shpreh Qyra.

Ai shtoi se kërkesat, idetë dhe iniciativat e diasporës do të trajtohen si prioritet nga institucionet komunale, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit Struga mund të ecë përpara në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Strugës dhe diasporës në Zvicër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More