Mendi Qyra nisi sot si kryetar i Strugës, këto janë vendimet e para që mori

nga Xh M

Strugë, 10 nëntor – Afaristi i mirënjohur strugan, Mendi Qyra prej sot u ulë në karrigen e kreut të komunës së Strugës, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 2 nëntor, përcjell INA.

Qyra mori pushtetin në këtë komunë që për 16 vite ishte udhëhequr nga Ramiz Merko, kryetari veteran i kësaj komune, që po ndiqet nga drejtësia dhe është pjesë e Listës së Zezë Amerikane. Mendi Qyra u prit nga Merko në zyrën e tij. Ai pas kësaj bëri zotimet e para që do të ndërmarrë si kryetar i ri.

“Sot bëra edhe propozim vendimin për shitjen e veturës Audi 6 e cila me procedurë te rregullt do të shitet dhe nuk do të jetë në përdorim të Komunës së Strugës dhe nga gjithë kjo është me rendësi të themi se nga sot te gjithë punëtorët të punësuar që nuk kane ardhur në punë në ditët në vijim do tu ndërpritet kontrata e punës”, deklaroi Mendi Qyra.

Njëherësh, fitorja e Mendi Qyrës në Strugë shihet si një prej surprizave të këtyre zgjedhjeve lokale, duke konfirmuar ndikimin e kandidaturave të pavarura në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More