Mendi Qyra: Sot, Struga zgjohet me zemër, jo me zhurmë!

nga Redaksia

Strugë, 2 nëntor – Në ditën e zgjedhjeve, kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka përcjellë një mesazh qetësie dhe reflektimi për qytetarët.

“Sot, Struga zgjohet në qetësi. Pas gjithë javëve të zhurmshme, kjo është dita kur flet qyteti vetë. Një ditë reflektimi, pa fjalë të mëdha, vetëm me dashuri për Strugën tonë”, ka shkruar Qyra në rrjetet sociale.

Në një atmosferë të qetë dhe plot emocione, mesazhi i tij vjen si thirrje për unitet, respekt dhe dashuri ndaj qytetit.

Ai ka përcjellë të njëjtin mesazh edhe në gjuhën maqedonase, duke theksuar se Struga është shtëpia e të gjithëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More