Menduh Thaçi priti në takim ambasadorin e R.Çeke

nga D. V.

Shkup, 3 dhjetor –  Sot, në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare, Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, priti në takim Ambasadorin e Republikës Çeke në Shkup, Shkëlqesinë e Tij z. Jaroslav Ludva, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i tij, z. Veton Kodra.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv mbi situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian. Kryetari Thaçi vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Republikës Çeke, si dhe të partnerëve të tjerë evropianë, për mbështetjen e vazhdueshme që i ofrojnë këtyre proceseve.
Ai shprehu shqetësimin e tij për ngecjet në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt hapjes së negociatave me BE-në, duke theksuar nevojën e domosdoshme për ndërmarrjen e hapave urgjentë që do të mundësonin zhbllokimin e këtij procesi. Kryetari Thaçi ritheksoi se PDSH-ja do të vazhdojë të jetë një zë i qartë dhe kritik ndaj çdo pengese që ndikon negativisht në perspektivën evropiane të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More