Shkup, 23 tetor – Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës me diell me erë të lehtë kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup paraditja do të jetë e ftohtë me paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell dhe kryesisht e qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë vazhdon edhe në ditët në vijim me mëngjese të ftohta dhe temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat do të zbresin nën zero. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta. Temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime të theksuara.