Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

nga D V

Shkup, 17 janar – Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë me dukuri të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 2 deri 8 gradë.

Në Shkup, mëngjesi do të jetë me kushte për dukuri të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të zbresë deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 6 gradë.

Siç informon DPHM, në ditët në vijim do të përqendrohet moti stabil me temperatura ditore pozitive të cilat do të jenë në ngritje graduale. Temperaturat e mëngjesit çdokund do të jenë nën zero, ndërsa vende-vende do të zbresin edhe nën -8 gradë. Nëpër lugina do të ketë paraqqitje të mjegullës dhe temperaturat ditore të mbeten të ulëta. Nga e hëna pritet rritje e vranësirave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More