Merr flakë një objekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

nga Xh M

Shkup, 4 dhjetor – Një objekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është përfshirë nga zjarri para pak minutash.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet tym i dendur dhe flakë që përhapen me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More