Nesër do të luhen dy ndeshjet e javës së XVI-të

nga Xh M

Java e XVI-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të fillojë me dy ndeshjet që do të zhvillohen nesër duke filluar prej orës 13:00.

Në Gjorçe Petrov të Shkupit, do të kuhet ndeshja ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Vardarit, ndërkohë në Kavadar do të luhet ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Strugës.

Të shtunën në Kumanovë do të luhet derbi shqiptar i kësaj jave. Duke filluar prej orës 13:00, do të përballet Bashkimi me Shkëndijën.

KF Shkupi do të udhëtojë në Strugë për të luajtur të dilën kundër ekipit të Akademia Brerës në ora 13:00. Në të njëjtën kohë në Shkup do të përballen Rabotniçki dhe Sileksi.

Të hënën prej orës 13:00 do të luhet ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Pelisterit në Gostivar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More