Mesazh nga Gashi me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara

nga D V

Shkup, 3 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot ka dërguar mesazh me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.

“Në Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, nderojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e individëve që përballen me sfida të veçanta. Ata janë një pjesë e ndjeshme, por jetike e shoqërisë sonë, dhe pavarësisht pengesave, potenciali i tyre për të kontribuar në çdo sferë të shoqërisë është i pakufizuar”, tha Gashi në mesazh.

Kjo ditë, shtoi ai, na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e mundësive të barabarta, inkluzivitetit dhe respektit për dinjitetin dhe diversitetin e çdo individi.

“Si shoqëri, kemi përgjegjësinë kolektive të sigurojmë këto mundësi dhe të angazhohemi për fuqizimin dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara. Kuvendi i RMV-së mbetet i përkushtuar për të kontribuar në këtë drejtim në çdo formë. Gëzuar Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara”, ka thënë kryetari i Kuvendit të RMV-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More