Meta: Izolimi im për të më pamundësuar ushtrimin e plotë të detyrës

nga D V

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vlerësoi sot qëndrimin e ish-kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi për mënyrën e arrestimit të tij.

“Vlerësoj reagimin publik të rikonfirmuar të ish-kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi për mënyrën e arrestimit tim të shprehur prej tij në formë “shumë elegante”, u shpreh Meta në një reagim nga burgu duke iu referuar një interviste televizive të Renzi-t.

Meta u ndal në reagim tek mënyra e arrestimit të tij që e cilësoi “rrëmbim kriminal dhe të paligjshëm, nga banditë me maska dhe pa asnjë dokument identifikimi, që nuk treguan asnjë shkresë apo akt zyrtar, që hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë, që nuk më lejuan të kontaktoja avokatin, që nuk më njohën me të drejtat e mia dhe që po dhunshëm më futën në një makinë private”.

“Ky rrëmbim banditesk dhe izolimi im ekstrem në vit elektoral dhe në prag të dekretimit të datës së zgjedhjeve u bë në funksion për të më pamundësuar ushtrimin e plotë të detyrës time si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend prej 20 vitesh”, theksoi Meta.

Meta shtoi se, “SPAK ka marrë detyrën të më hetojë politikisht dhe të më izolojë pa asnjë akuzë dhe provë penale vetëm për t’i shërbyer verbërisht padronit të tij të vërtetë, Kryeministrit Edi Rama, në dëm të konkurrencës dhe një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në 11 Maj 2025”.

“Beteja ime, që do ta fitoj pa diskutim, nuk është vetëm për mbrojtjen e Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës por kundër narkoshtetit, mafias ndërkombëtare dhe rajonale, që me çdo kusht synon të më mbajë të izoluar në mënyrë ekstreme” përfundoi Meta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More