Meta: Shën Nënë Tereza, krenaria jonë kombëtare

nga D V

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Shën Nënë Tereza, krenaria jonë kombëtare dhe simboli i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare, është frymëzim që duhet të na nxisë çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, u shpreh Meta.

“Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është jo vetëm dite feste për shqiptarët por edhe reflektimi për rëndësinë e jetësimit të veprës së Saj duke ndjekur shembullin e dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit, të shërbimit me përulësi dhe përkushtim ndaj kujtdo që ka më shumë nevojë”, theksoi Meta.

Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup,  në vitin 1910. Për më shumë se 45 vjet ajo u shërbeu të varfërve, të sëmurëve, jetimëve dhe të vdekurve, ndërsa drejtoi zgjerimin e Misionarëve të Bamirësisë, fillimisht në Indi dhe më pas në vende të tjera, duke përfshirë bujtina dhe shtëpi për më të varfërit dhe të pastrehët.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More