Metsola pas takimit me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim

nga D V

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar një ditë më parë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest, raporton Ekonomia Online.

Metsola tha se me Osmanin kanë diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane, duke theksuar se angazhimi në në dialog duhet të çojë në përparim.

Ajo ka theksuar edhe angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes dhe për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, diskutova për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane. Përshëndeta angazhimin e vendit ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së. Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të çojë në përparim ”, ka shkruar Metsola në llogarinë e saj në platformën “X”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More