Mexhiti: Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar në anijen që fundoset

nga Redaksia

Shkup, 24 dhjetor – Edhe kreu i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar ndaj fjalimit të djeshëm të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21. Mexhiti thotë se Ahmeti është i “defaktoruzuar dhe i rrethuar nga figura në listën e zezë”.

“Kur Ali Ahmeti flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja. Ai flet nga dora e parë, sepse bashkëpunëtorët e tij kanë qenë argatë e hyzmeqarë të cilët interesat politike i tregtuan për provizione e marrëveshje tjera korruptive. Për pasojë, ata hyzmeqarë sot janë nëpër ‘STOP’ lista ose në ikje, ndërsa BDI-ja është kthyer në grupacion non-gratash. Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë. Prandaj, kualifikimet e tipit ‘hyzmeqarë’ e ‘argatë’ janë vetëm tentim i dëshpëruar për ta ruajtur strukturën partiake që po e braktis BDI-në sikur pasagjerët e anijes që po fundoset”, shkruan Mexhiti./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More