Mexhiti: Azir Aliu është zgjedhje e mirë për ministër të Shëndetësisë

nga D. V.

Shkup, 27 maj –  Zv. kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti vlerëson se Azir Aliu është propozim i mirë për funksionin ministër i Shëndetësisë.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të gjendet Aliu në këtë pozicion, duke pasur parasysh se është programer, Mexhiti tha se para se gjithash ai është një menaxher i mirë.

“Para së gjithash, ai duhet të jetë një menaxher i mirë për pozicionin e Ministrit. Ka pasur shembuj të tillë në të kaluarën dhe mendoj se Aliu do të jetë i mirë në atë pozicion”, tha Mexhiti.

Ai tha se propozimi i tyre për ministër të Shëndetësisë do t’i dorëzohet kryeministrit Hristijan Mickoski në ditët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More