Mexhiti: Fituesi tashmë dihet – entuziazmi qytetar po vulos fitoren e VLEN-it!

nga D. V.

Shkup, 26 shator – Kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, në hapjen madhështore të shtabit në nën-degën Teli të Gazi Babës, deklaroi se fryma e ndryshimit është e pandalshme dhe se qytetarët tashmë kanë dhënë verdiktin e tyre.

“Fituesi tashmë dihet! Entuziazmi qytetar është tregues i qartë se ndryshimi po vjen me fuqinë e votës së Çairit. Energjia, përkrahja dhe vullneti i pathyeshëm i njerëzve na tregojnë se rruga drejt fitores është e sigurt”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se ky entuziazëm është garancia që më 19 tetor do të vuloset triumfi i madh i VLEN-it.

“Nga Teli, po dërgojmë një mesazh të fuqishëm: qytetarët janë të bashkuar, të vendosur dhe të gatshëm për të hapur kapitullin e ri të qeverisjes së drejtë, të përgjegjshme e të ndershme. Jemi një zë!”, shtoi Mexhiti. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More