Mexhiti: Fryma e BDI-së së vërtetë tashmë është në LD

nga Redaksia

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga tubimi partiak në Butel të Shkupit ka dërguar thirrje publike deri te të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mexhiti tha se“LD-ja është fryma e vërtetë e BDI-së” dhe se të rinjtë duhet të bëhen “pjesë e kësaj partie.

Ai u shpreh se tash e tutje VLEN do ta udhëheqë politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut”.

“Fryma e BDI-së së vërtetë është në kuadër të Lëvizjes Demokratike, andaj anëtari i thjeshtë, anëtari i devotshëm, ata të ri dhe të reja të cilët kanë bërë karrierë politike, administrative, nuk u është dhënë mundësia, prandaj po vijnë çdo ditë dhe unë po i ftoj çdo ditë – le të vijnë dhe le të bëhen pjesë e Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN-it sepse ky është formacioni politik që do të udhëheqë me politikën shqiptare tash e tutje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More