Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar

nga Xh M

Uashington, 12 shtator – Në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë një përshkrim të qartë dhe të fortë mbi statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Mexhiti ka nënvizuar se gjuha shqipe është dhe do të mbetet në përdorim zyrtar, duke e theksuar këtë si një arritje të padiskutueshme dhe të siguruar nga ligji.

Zëvevendës kryeministri Mexhiti tha se Qeveria LSDM-BDI, e cila e ka sjellë ligjin ka lënë stërbëmbëza paraprakisht duke e dërguar në Komisionin e Venecias.

Sipas Mexhitit, nën presionin e opinionit, ministrja e Drejtësisë e LSDM-së Renata Deskoska e dërgoi ligjin në Komisionin e Venecias, ndërsa sugjerimet e këtij komisioni ishin për abrogimin e disa nenëve, por ato nuk ndryshojnë statusin e përdorimit të gjuhës shqipe.

“Gjuha shqipe është dhe mbetet përdorim zyrtar, edhe nëse sillet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

Mexhiti gjithashtu kritikoi Qeverinë e kaluar për moszgjidhjen e këtyre çështjeve dhe për mbajtjen e nismave në sirtar për pesë vjet, duke e quajtur këtë një përpjekje për të shfrytëzuar çështjen si pretekst për destabilizimin e vendit dhe protesta.

Bashkangjitur keni edhe intervistën e plotë të zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti për Zërin e Amerikës

https://wetransfer.com/downloads/aa21966295d956b25035cde1ce63befe20240911170447/af5f61

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More