Mexhiti live nga Trubareva: Ftoj të gjithë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë

nga Redaksia

Shkup, 14 shtator – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti nga vendngjarja njoftoi se në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikësve dhe institucionet kompetente, kanë reaguar menjëherë për të menaxhuar situatën. Nga ora 14:00, pas njoftimit për incidentin, inspektorët kanë nisur matjet e cilësisë së ajrit dhe rezultatet paraprake priten të publikohen në vijim, transmeton Zhurnal.mk.

Nëpërmjet një deklarate publike, z. Mexhiti nga Trubareva i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e Ministrisë për mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë, duke qetësuar komunitetin dhe duke u siguruar se situata është nën kontroll. Të gjitha të dhënat e posaçme do të jenë të disponueshme për publikun sa më shpejt të përpunohen.

Në kumtesën e kabinetit të tij, ministri i Mjedisit Jetësor thekson se kompania në objektin e të cilit dje pasdite në Trubarevë shpërtheu zjarr posedon leje dhjetëvjeçare, të lëshuar në vitin 2021. //ZHURNAL

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More