Mexhiti: Më 19 tetor, Çairi zgjedh të ardhmen, më 19 tetor fiton ndryshimi!

nga Redaksia

Shkup, 5 shtator – Sonte, në lagjen Serovë të Çairit, u mbajt një tubim madhështor, ku kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, z. Izet Mexhiti, u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e zonës.

“Nga një konak i planifikuar, Serova e ktheu natën në një tubim madhështor. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme-plot jehonë, besim dhe entuziazëm. Qytetarët treguan qartë se Çairi është gati për hapin e madh përpara,” u shpreh z. Mexhiti.

Ai theksoi se programi i tij përfshin projekte konkrete për zhvillim, ndërtim të mirëqenies për çdo familje, dhe rikthim të shpresës për një të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët e Çairit.

“Faleminderit, Serovë, për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ju jeni forca jonë, ju jeni garancia e fitores,” shtoi z. Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More