Mexhiti: Më 19 tetor do të jem kryetar i Çairit dhe do të jap dorëheqje, zv/kryeministër do të jetë Bekim Sali

nga D. V.

Shkup, 9 shtator – Zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe kandidat për kryetar të Çairit, nga radhët e koalicionit VLEN, sot u pyet se përse nuk po jep dorëheqje nga posti i zv/kryeministrit, ngase është shprehur i bindur se do të dal fitues në zgjedhjet. Mexhiti tha se votuesit do të tregojnë se kush do të fitojë dhe si do të fitojë.


“Ende jam zv/kryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë, kam paralajmëruar se pas 19 tetorit nuk do të jem. Do të jem kryetar i Çairit, dikush tjetër do të jetë zv/kryeministër i parë”, tha Mexhiti, duke shtuar se vendin e tij si zv/kryeministër do ta zë, Bekim Sali.


Sa i përket akuzave për punësime familjare që vijnë nga opozita shqiptare, Mexhiti tha se për familjarizim dhe keqpërdorim të pushtetit njihet pushteti i kaluar.
“Soravijat nuk i kemi ne, soravijën e kanë ato tjerët”, shtoi më tej Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More