Mexhiti: Ndryshimin nuk e ndalin politikanët e varur e oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën

nga D. V.

Shkup, 17 prill –  Kryetari i Lëvizjes Demokratike, që është pjesë e Koalicionit VLEN Izet Mexhiti, në një postim n Facebook ka shkruar se “ndryshimin askush nuk e ndal dot, ndonëse është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, por është jashtëzakonshëm në fund”.

Mexhiti mes tjerash ka shkruar se “ndryshimi nuk ndalet nga oportunistët e demagogët që refuzojnë të ndryshojnë, por as nga politikanët e varur e oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën”.

“Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund. Por askush s’e ndal dot. As oportunistët, as demagogët që refuzojnë të ndryshojnë. As politikanët e varur, as oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën. Sepse ndryshimi është thirrja e popullit. Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh”.

“Ndryshimi vazhdon. Bashkë me qytetarin e ndershëm. Bashkë me aktivistin e drejtë. Bashkë me militantin e sinqertë. Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN. Paçit një ditë të bukur të gjithë”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More