Mexhiti: Në parim e mbështes protestën kundër Speciales, do jap pëlqim për mbajtjen e saj

nga Redaksia

Shkup, 9 dhjetor – Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e koalicionit “VLEN”, ka thënë se në parim e mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, që do të mbahet më 13 dhjetor, dhe se si Kryetar i Çarit – qytet ku do të mbahet protesta – do të jap pëlqim për mbajtjen e saj.

Këto komente, Mexhiti i ka bërë në një prononcim për VOX Kosova, ku theksoi se protesta është e drejtë demokratike dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenari kombëtare.

“Në parim po [e mbështes]. Protesta është e drejtë demokratike. Ne protestën e konsiderojmë vlerë demokratike edhe UÇK është krenari kombëtare e jona”, deklaroi Mexhiti për VOX-in.

I pyetur se a do të marrë pjesë personalisht në protestë, Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por theksoi se do të jap pëlqim për mbajtjen e saj.

“E shohim atë domethënë. Te sheshi në komunën ku jam unë [kryetar]. Do japim pëlqim për mbajtjen e protestës. Uroj që gjithçka të kalon mirë”, potencoi ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, protesta kundër Gjykatës Speciale e në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00, në sheshin Skënderbe në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More