Mexhiti në takim me liderët botërorë në Konferencën e KB për Ndryshimet Klimatike në Azerbejxhan

nga Xh M

Baku, 10 nëntor – Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ka udhëtuar për në vizitë zyrtare pune në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku, ku nesër nis punimet Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ndryshe e quajtuar Konferenca e Palëve – COP29.

Mexhiti, i cili së bashku me ministren e Energjetikës dhe minierave Sanja Bozhinovska, është pjesë e delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të COP29 do të jetë pjesë e takimeve të liderëve botërorë për të diskutuar Marrëveshjen e Parisit dhe për të rritur ambiciet e Veprimit për klimën.

Samiti mbi ndryshimet klimatike shërben si një platformë për premtime, angazhime dhe plane veprimi në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit, ndërsa pjesëmarrës janë krerë shtetëror nga i gjithë globi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More