Mexhiti: Në tragjedinë e Koçanit u dëshmua se jemi bashkë pa kurrfarë dallimesh, kështu duhet të vazhdojmë

nga Xh M

Shkup, 27 mars – Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në studio të hapur në Kanal 5 deklaroi që tragjedia e Koçanit ishte mësimi më i mirë që kemi fituar, që ne jemi në gjendje t’i qëndrojmë krah njëri tjetrit pa kurrfarë dallimesh.

“Kemi reaguar të gjithë pa dallim, hoxhallarë e priftërinjë, pa dallime etnike e fetare, donacione të shummta pothuajse nga shumë komuna Çair, Butel, Gostivar, kjo është për tu përshëndetur”, tha zëvëndëskryeministri Izet Mexhiti.

Ai shtoi se ky rast duhet të shrëbej si mësim që ngjashëm duhet të vazhdojmë.

“Kjo tragjedi duhet të na japin mësimin që me të njëjtin ritëm të vazhdojmë edhe tutje, të bashkuar edhe në të mirë jo vetëm në raste tragjike”, përfundoi zëvëndëskryeministri Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More