Mexhiti nga Gostivari: Me Sebaedinin – VLEN dhe ndryshimi bëhet realitet

nga Redaksia

Gostivar, 3 shtator – Zëvendëskryeministri i parë shqiptar dhe kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Mexhiti, mesazh nga hapja e shtabit të VLEN-it në Gostivar, “Me Sebaedinin – VLEN dhe ndryshimi bëhet realitet”, transmeton Zhurnal.mk

“Shiu i rrëmbyeshëm, që ra gati pa pushim, nuk arriti të shuajë dot rrezatimin plot dashuri të zemrave të qytetarëve në Gostivar.

Mikpritja e respekti, shenja kaq dallues të kësaj treve, nuk munguan për asnjë çast.

Sonte, u mblodhëm bashkë për të hapur shtabin e VLEN-it në Gostivar. Ishte më shumë se një hapje shtabi. Ishte një sihariq e prelud për ndryshimin që ia vlen e që nuk ndalet.

Me Sebaedin Dautin, që do ta udhëheqë qytetin, dhe Bashkim Hasanin, që do ta përfaqësojë me dinjitet, Gostivari do të jetë në qendër të vëmendjes. Ky ekip i VLEN-it nuk i harron asnjëherë hallet e dertet e popullit, sepse jetojnë ne mes dhe për popullin.

Ekipi me Fisnik Ristemin në krye të shtabit është i bashkuar, i fortë dhe gati për fitore.

Ky është momenti ynë, ky është momenti i Gostivarit.
Me Sebaedinin – VLEN dhe ndryshimi bëhet realitet!”, ka shkruar Mexhiti në facebook profilin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More