Mexhiti: Nuk ndjej kënaqësi kur e shoh BDI në shkatërrim e sipër, fatkeqësisht ky është realiteti

nga Xh M

Shkup, 16 dhjetor – Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili u largua nga Bashkimi Demokratik për Integrim për të krijuar më pas subjektin e tij politik, tha se, nuk ndjen kënaqësi kur sheh shkatërrimin e BDI-së që siç thotë, “siç nuk kam ndjerë kënaqësi me tjetërsimin që i ndodhte atij subjekti”. Në Daily Click në TV21 që do të transmetohet të martën, Mexhiti tha se, të gjithë ata që kanë kontribuar dhe investuar në BDI-në, nuk janë të lumtur me atë që po ndodh por thotë se, ky është një realitet.

“Mirëpo në anën tjetër nuk ndjej kënaqësi sepse…siç nuk kam ndjerë kënaqësi me tjetërsimin që i ndodhte atij subjekti. Nuk ndjej kënaqësi edhe sot dmth kur e shoh kështu në shkatërrim e sipër, në rënie të lirë atë subjekt, për shkak se edhe unë si individ kam investuar pjesën më të mirë të rinisë aty dmth, por jo veç unë. Tjerët kanë investuar jetë, kanë investuar…kanë rrezikuar, kanë dhënë kontribut dhe besoj që asnjëri nuk është i lumtur me këtë, por ky është realiteti fatkeqësisht pra”, tha Izet Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More