Mexhiti: Pa dallim ingerencat e kujt janë, do të ndihmojmë për deponinë që po digjet në Likovë

nga Xh M

Shkup, 15 mars – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Izet Mexhiti sot deklaroi se pa dallim se ingerencat e kujt janë, do të ndihmojnë për deponinë që po digjet në Likovë rreth 10 ditë.

Ai tha se do t’u ndihmojnë edhe komunave edhe qytetarëve.

“Në periudhën e ardhshme është çështje ditësh se kur do të jemi dëshmitarë të fillimit të punës fillimisht në Sveti Nikollë, po punohet intensivisht edhe për Manastirin, po punohet edhe në deponitë tjera rajonale. Nuk do të ndalemi këtu. Po punohet edhe për fazën e dytë – riciklimin, që është më me rëndësi për sa i përket deponive”, iu përgjigj ai pyetjes së gazetarëve për deponitë rajonale që moti janë paralajmëruar.

Mexhiti iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në komunën e Studeniçanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More