Mexhiti: Pas dështimit të interpelancës, as deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre

nga D V

Shkup, 14 janar – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Tema e Ditës” në Televizionin Sitel, komentoi dështimin e interpelancës ndaj tij, duke theksuar se ky incident ka nxjerrë në pah krizën e thellë brenda BDI-së.

“Pas dështimit të interpelancës ndaj meje, është bërë e qartë që as anëtarët, as deputetët dhe as udhëheqësia e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre. Për këtë arsye, i bëj thirrje anëtarëve të sinqertë të BDI-së, që të bashkohen me Lëvizjen Demokratike dhe VLEN-in, sepse tek ata anija po fundoset,” deklaroi Mexhiti.

Deklarata e tij erdhi pas një interpelance që përfundoi me vetëm tre vota pro, duke theksuar humbjen e besimit në udhëheqjen aktuale të BDI-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More