Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë” (Video)

nga Redaksia

Shkup, 14 korrik – Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti njëherit edhe Zv.kryeministri i parë sot nga Tetova u shpreh se BDI-ja është duke humbur fuqinë e saj pasi ditë më parë në Gostivar u pa se nuk mund të mbush një sallë me aktivist.

Mexhiti gjithashtu u shpreh se ai e njeh BDI-në dhe ata bëjnë si pula pa kokë.

“Unë e njoh BDI-në dhe kryesia qendërore numëron 21 anëtarë, këshilli i përgjitshëm 100 anëtarë dhe formacioni 500-600 anëtarë duhet të jetë kongres partie. Ajo nuk ishte asnjë njëra as tjetëra. Ata kanë mendu të bëjnë ndonjë tubim masovik, por dështuan dhe kjo shihet se nuk e kanë përkrahjen e popullatës. Dhe kjo që nuk rrin qetë 100 ditë kanë një problem tjetër e kanë punën e kazioneve” tha Mexhiti nga Tetova, përcjell TS.

Sipas Mexhitit, shqetësimi më i madh i BDI-së është kërkesa e VLEN-it dhe VMRO-së për interpretim autentik të Ligjit për lojërat e fatit, që mund t’i çojë para drejëtësisë përgjegjësit për përhapjen e kumarit në mënyrë të paligjshme.

Ndryshe nga Tetova koalicioni VLEN sot në Tetovë formuan trupin Koordinues Politik të VLEN-it.
Ky organ ekzekutiv sipas VLEN-it është rezultat i vullnetit të fortë politik mes liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN për integrim gradual të brendshëm me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimin e përbashkët politik të sinkronizuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More