Shkup, 30 gusht – Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot ka kërkuar që kundër kandidati i tij Bujar Osmani të përgjigjet se a është e vërtetë që minimum dy herë ka qenë në Budapest për vizitë të drejtpërdrejtë me Nikolla Gruevskin.
Mexhiti ka paralajmëruar se pasi që Osmani të përgjigjet ndaj kësaj pyetje, do ti tregojë se kur ka qenë dhe si ka qenë.
“Do të parashtrojë një pyetje a është e vërtetë që minimum dy herë ka qenë në vizitë të drejtpërdrejtë me Gruevskin, do ta pres si do të përgjigjet mandej do ti tregojmë, kur ka qenë dhe si ka qenë”, ka deklaruar sot Mexhiti para mediave.