Mexhiti: Qytetarët për ne janë në rend të parë, po shohim mundësinë t’ua blejmë 100 autobusë elektrike

nga Xh M

Shkup, 24 nëntor – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti nëpërmjet një statusi në rrjetin social Fejsbuk ka bërë të ditur lajmin se ka siguruar 6 autobusë ekologjik.

“Me donacion të Bashkimit Europian, kemi siguruar 6 autobusë ekologjik dhe brenda javës që vjen të njëjtit do t’ja dhurojmë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit.

Gjithashtu si Qeveri e Maqedonisë së Veriut po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit. Parashihet që këta autobusë përveç NQP Shkup, t’ju shpërndahen edhe komunave të tjera ku ka transport publik urban të organizuar”, ka njofuat Mexhiti.

Ndryshe, Mexhiti tha se qytetarët për ata janë gjithmonë në rend të parë, andaj edhe fuqishëm do të punojmë për mirëqenien e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More