Mexhiti: Së shpejti nis ndërtimi i dy shkollave në Çair

nga Xh M

Shkup, 5 janar – Në Komunën e Cairit pritet të realizohet një projekt i rëndësishëm për arsimin, ku do të ndërtohen dy shkolla të reja. Njëra do të jetë një objekt i ri për shkollën ekzistuese “Idnina” për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe tjetra do të jetë një shkollë fillore e re me kapacitet për 1000 nxënës. Ky projekt, i cili pritet të nisë së shpejti, është shpallur nga zëvendës kryeministri Izet Mexhiti në një intervistë për Radio Shkupin.

“Ky projekt është një bashkëpunim i Fondacionit Albiz, USAID, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Komunës së Cairit. Në të njëjtën hapësirë ku gjendet shkolla ‘Idnina’ do të ndërtohet një shkollë e re për fëmijët me nevoja të veçanta, duke siguruar kushte moderne dhe standarde evropiane për arsimimin e tyre. Aty ka hapësirë rreth 14 mijë metër katrorë.

Pjesa tjetër e hapësirës do të shfrytëzohet për ndërtimin e një shkolle fillore të re. Kjo është një nevojë urgjente, pasi shkolla ekzistuese “Penko”, që ndodhet në afërsi, është e stërngarkuar me nxënës. Plani është që shkollat të funksionojnë në një turn, gjë që do të ndihmojë në zbutjen e presionit të madh në shkolla dhe do të ofrojë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor” tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi se ky projekt ka kaluar të gjitha fazat e miratimit, duke përfshirë miratimin e planit urbanistik nga Komuna dhe drita jeshile e MASH-it, si dhe mbështetje nga donatorët si Albiz, Eftinija Impex dhe USAID.

Hapi i fundit që mbetet është të transferohen nxënësit e shkollës “Idnina” në një objekt tjetër përkohësisht, për t’u liruar hapësira dhe për të mundësuar nisjen e ndërtimit të dy shkollave të reja.

Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e arsimit në komunën e Cairit dhe do të ofrojë mundësi më të mira për zhvillimin e fëmijëve dhe nxënësve të tjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More