Mexhiti: Sllovenia një partner i fuqishëm drejt avancimit tonë në BE

nga Xh M

Shkup, 12 shkurt – Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, mirëpriti në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangezh, si dhe ambasadorin slloven në vend, Gregor Presker.

Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë e integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal.

“Sllovenia ka qenë gjithmonë një partner i fuqishëm dhe mbështetës për vendin tonë dhe rajonin. Mbështetja dhe përvoja e saj janë tejet të rëndësishme për përshpejtimin e reformave tona dhe avancimin drejt BE-së”, theksoi Mexhiti.

Ai nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për një “Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm dhe të integruar”, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në këtë proces.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More