Mexhiti takoi Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-së në Shkup, Rita Kolumbia

nga I Z

Shkup, 3 tetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministrër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot realizoi takim të parë me Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia.

Temat e takimit ishin dy konferencat e ardhshme të palëve në Konventat për diversitetin biologjik dhe ndryshimet klimatike, si dhe çështjet tjera me interes të përbashkët, për të cilat ministri Mexhiti informoi për rrjedhën e përgatitjeve dhe aktiviteteve të ardhshme.

“Mexhiti u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa koordinatorja e përhershme Kolumbia e konfirmoi gatishmërinë e agjencive zbatuese të OKB-së për një përfshirje edhe më të madhe në zbatimin e politikave për mjedis të shëndetshëm, duke theksuar si prioritet Marrëveshjen e ardhshme kornizë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën 2026-2030.

Dy palët u dakorduan për nevojën e një qasjeje të sinkronizuar në programimin e programeve të OKB-së me prioritetet nacional, për shkak të shumëdimensionalitetit të problematikës dhe nevojës për integrimin e politikave për një mjedis të shëndetshëm në politika të tjera sektoriale, me një synim reduktimin e ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike dhe ndikimit në diversitet biologjik.

Koordinatorja e përhershme e OKB-së Kollumbia, në disa raste e theksoi punën ekipore, përvojën dhe njohurinë si vlerë të njohur të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”,njoftuan nga kabineti i zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More