Mexhiti takoi strukturat partiake: Saraji ka një rëndësi të veçantë për LD-në

nga Xh M

Saraj, 7 janar – Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në cilësinë e kryetarit tē Lëvizjes Demokratike, ka zhvilluar sot një takim me strukturat partiake në Saraj.

Në këtë takim, mes tjerash, është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike dhe hapat për forcimin e LD-së.

Më poshtē mund ta lexoni të plotë postimin e Mexhitit.

Sot zhvillova një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Saraj, ku diskutuam zhvillimet aktuale politike dhe hapat konkretë që duhet të ndërmarrim për forcimin e organizimit dhe strukturimit të partisë.

Saraji ka një rëndësi të veçantë për Lëvizjen Demokratike, dhe përkushtimi i strukturave tona në këtë zonë është një shtyllë e fortë për garantimin e suksesit tonë të përbashkët. Me unitet dhe një vizion afatgjatë, po ndërtojmë themele të fuqishme, kështu duke garantuar sukses për partinë tonë.

Gjatë takimit, analizuam rezultatet e qeverisjes sonë, duke theksuar arritjet kryesore dhe angazhimin tonë për të avancuar me projekte dhe iniciativa që plotësojnë nevojat e qytetarëve. Po ashtu, diskutuan mënyrat për të përmirësuar më tej punën tonë, duke siguruar që çdo vendim të reflektojë interesin publik.

Ky angazhim na mundëson të kemi një qeverisje me një vizion të qartë dhe përgjegjës, të mbështetur në projekte konkrete dhe vendime që ndikojnë drejtpërdrejt dhe pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

Forcimi i Lëvizjes Demokratike nënkupton një koalicion VLEN edhe më të fuqishëm, qeverisje më të mirë dhe cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More