Mexhiti: Të tjerët po i ndërrojnë emrat, VLEN edhe para një viti ishte VLEN

nga Redaksia

Shkup, 18 gusht – Zv/kryeministri Izet Mexhiti nga Haraçina, ku ka inspektuar punimet për përfundimin e fazës së parë të kanalit të Haraçinës, tha se VLEN-i është unik dhe se VLEN-i edhe para një viti ka qenë VLEN ndërsa ata që po ndryshojnë janë partitë opozitare.

“Të tjerët i ndrrojnë emrat. Herë…nuk po i mbaj mend… Fronti Evropian, Fronti Kombëtar, tash AKI… nuk di… ata kanë problem me identitetin. Po bashkohen disa forca politike që në të kaluarën janë përplas keq dhe ju e shihni që është evidente që dikush po largohet nga aty. U largu partia turke e cila ka qenë parti serioze me diku 20 mijë banorë, u largu Menduh Thaçi, të shohim ditëve në vijim.

VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë s’ka qenë më i bashkuar dhe këtë e dëshmojmë edhe me kandidaturat”, deklaroi mes tjerash Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More