Mexhiti: VLEN do hap shtab elektoral për Lëvizjen Vetëvendosje në Shkup

nga Xh M

Shkup, 25 janar – Koalicioni VLEN do të hap sonte shtabin elektoral për Lëvizjen Vetëvendosje në qytetin e Shkupit.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Lëvizjes Demokratike -pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti.

Mexhiti sqaroi se shtabi do të ndodhet tek Çarshia e vjetër e qytetit dhe shtetasit e Kosovës do të mund të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në Shkup por edhe në qytete tjera, ka shumë që kanë nënshtetësi të Kosovës, ndaj ju ftoj të shfrytëzoni të drejtën tuaj për votim”, tha Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More