Mexhiti: VLEN do të avancojë 800 shqiptarë në administratë, nga 2-3 shkallë që të marrin rroga më të mira

nga Xh M

Shkup, 19 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti bëri të ditur se koalicioni VLEN do të avancojë 800 shqiptarë në administratë.

Siç theksoi Mexhiti do të avancohen nga 2-3 shkallë që të marrin më rrogë.

Tutje zëvendëskryeministri theksoi se qeveria e kaluar, shumë të reja dhe të ri i ka lënë bashkëpuntorë të ri.

“Ne themi, ata i lanë shumë administratorë, vajza e djem tanë, vite e vite vetëm bashkëpunëtor të ri. vite e vite janë punësuar vetëm me shkollë të mesme dhe të harruar. Ato ndoshta brenda kohës janë bërë edhe magjistra, dhe askush tjetër VLEN-i në Qeveri ka sjellë vendim që 800 shqiptarë të reja dhe të ri të cilët janë administratorë, në administratën shtetërore dhe publike të avancohen nga 2-3 shkallë, t’i marrin pozicionet e duhura të paguhen si duhet dhe t’i shërbejnë qytetarëve”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More