MF dhe FSHIIK nënshkruan memorandum bashkëpunimi, do të inkurajohet zhvillimi i politikave publike përmes zgjidhjeve digjitale dhe inovative

nga Redaksia

Shkup, 19 shtator – Ministria e Financave dhe Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) po përforcojnë bashkëpunimin e tyre duke nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit. Sot, u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe dekani i FSHIIK-ut, prof. dr. Petre Lemeski.

Siç theksuan nënshkruesit e marrëveshjes, Memorandumi i bashkëpunimit do t’i inkurajojë dhe afirmojë fushat me interes të përbashkët, do ta mundësojë shkëmbimin e përvojave profesionale dhe njëkohësisht me të, do kontribuohet drejt zhvillimit të politikave publike përmes zgjidhjeve dixhitale dhe inovative.

“Ministria e Financave dhe FSHIIK-u, të udhëhequr nga misioni dhe qëllimet e tyre, përmes këtij memorandumi hapin mundësinë për veprim dhe bashkëpunim të përbashkët në spektër të gjerë aktivitetesh që janë me interes të ndërsjellë”, deklaroi ministrja Dimitrieska-Koçoska.  

Memorandumi parashikon bashkëpunim në drejtim të kryerjes së hulumtimeve dhe analizave, përgatitjes, pjesëmarrjes dhe zbatimit të projekteve,  aktiviteteve që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm përmes trajnimeve, konferencave, seminareve etj., mbështetjes për procesin e dixhitalizimit të Ministrisë së Financave, bashkëpunimit më të ngushtë të Sektorit të Akademisë së Financave Publike, në kuadër të MF-së me FSHIIK-un, angazhimit të ekspertëve nga MF-ja në procesin mësimor të fakultetit në fjalë, trajnimeve shtesë, përmirësimit dhe zhvillimit të aftësive të të punësuarve në Ministrinë e Financave, si dhe formave të tjera të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave.

Ky bashkëpunim, siç informojnë është pjesë e angazhimit më të gjerë të Ministrisë së Financave për krijimin e partneriteteve me komunitetin akademik. Ministria më parë ka lidhur Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, me qëllim të avancimit të shkëmbimit profesional dhe forcimit të kapaciteteve në fushat me interes të përbashkët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More