MF: Fletobligacionet e qytetarëve mund të regjistrohen në të gjitha bankat afariste në vend

nga Xh M

Shkup, 28 nëntor – Fletobligacionet e qytetarëve të emetimit të tretë, për të cilin Ministria e Financave tashmë e ka publikuar prospektin, mund të regjistrohen në të gjitha bankat afariste në vend.

Qytetarët që dëshirojnë të regjistrojnë fletobligacionet dhe të marrin pjesë në ankand mund ta bëjnë këtë në filialet e bankave në të gjithë vendin.

Afati për regjistrimin e fletobligacioneve të këtij emetimi është deri më datën 10 dhjetor 2025.

Qytetarët mund të regjistrojnë vlerë minimale prej 10.000 denarëve, aq sa është vlera e një fletobligacioni. Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarëve.

Fletbligacionet e qytetarëve janë me afat maturimi prej 2 vjetësh, ndërsa norma e interesit është 4.5% në nivel vjetor. Data e maturimit të fletobligacioneve është data 19 dhjetor 2027. Interesi për vitin e parë duhet të paguhet më datë 19 dhjetor 2026, ndërsa për vitin e dytë më datë 19 dhjetor 2027.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More