Një tren mallrash, i ngarkuar me produkte të nevojshme të përditshme, pjesë automjetesh dhe mallra të tjera, u nis të mërkurën nga Porti Alashankou në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës Veriperëndimore, drejt Malaszewicze, Poloni.
Numri i përgjithshëm i udhëtimeve me tren mallrash Kinë-Europë të trajtuara nga Porti Alashankou, i njohur edhe si Kalimi Alataw, i ka tejkaluar 7000 këtë vit, sipas portit, shkruan “Xinhua”.
Këtë vit, Doganat e portit kanë përmirësuar procedurat e zhdoganimit në mënyrë që ngarkesat hyrëse dhe dalëse tani të lëvizin më shpejt.
Aktualisht, 128 linja trenash mallrash Kinë-Europë kalojnë nëpër këtë port, duke mbuluar 27 rajone në nivel province kineze dhe duke arritur në 21 vende, përfshirë Gjermaninë dhe Poloninë.
Këta trena transportojnë mbi 200 kategori mallrash, duke filluar nga automjetet dhe pjesët e tyre deri te veshjet dhe pajisjet elektronike.