Shkup, 9 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se bashkë me kreun e Kuvendit, Afrim Gashi, kanë realizuar takime me disa kongresmenë amerikanë, përfshi këtu edhe ish-këshilltarin për siguri kombëtare të Barak Obamës, Xhejms Xhons.
Mickoski thotë se kongresmenët shprehën mbështetje për Maqedoninë e Veriut, si një vend aleat i SHBA-së.