MSH: Kanë arrit 11.520 doza të vaksinave kundër Kovid-19

nga Xh M

Shkup, 9 tetor – Ministria e Shëndetësisë informon se janë siguruar sasi të reja të vaksinave kundër Kovid-19. Bëhet fjalë për 11.520 doza që gjatë javës do të shpërndahen në qendrat shëndetësore.

“Për këtë qëllim, të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të marrin vaksinë kundër Kovid-19 mund të kontaktojnë qendrën shëndetësore më të afërt. Në Shkup vaksinimi do të zhvillohet në poliklinikën e Bit Pazarit”, thuhet në kumtesën e sotme të ministrisë.

Siç theksohet, vaksinat janë të destinuara për të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç.

Nga MSH theksojnë se vaksinimi është masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundjet infektive.

“Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi monitoron situatën me Kovid-19”, thonë prej atje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More