Shkup, 29 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do ta vizitojnë konviktin “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup dhe do të inspektojë aktivitetet për rehabilitimin me efikasitet energjetik të objektit.
Aktivitetet, siç njoftojnë nga Qeveria, zhvillohen në kuadër të projektit për rehabilitimin me efikasitet energjetik të të dyja konvikteve shtetërore, e cila realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Bankës Gjermane të Zhvillimit.