Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e SHFK “Aco Shopov “në komunën e Butelit

nga Xh M

Shkup, 16 nëntor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e SHFK “Aco Shopov” në lagjen Radishan në Komunën e Butelit.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë, zgjerimi do të zgjidhë problemin e mungesës së klasave. Objekti i ri do të shtrihet në rreth 400 m2 dhe do të ketë 4 klasa të reja.

“Projekti po realizohet në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Realizimi i këtij projekti ka një vlerë prej 30,662,875 denarë pa TVSH ose 36,182,193 denarë me TVSH”, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More